Rinovimet janë kthyer në çështjen më të rëndësishme të momentit në shumë klube dhe kjo verë pritet të jetë shumë e “nxehtë”.
Disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit janë në muajt e fundit të kontratave me klubet e tyre dhe ende nuk janë dakordësuar termat për zgjatjet e bashkëpunimeve. Pushimi për ndeshjet e ekipeve kombëtare është gjithashtu një mundësi,për të bërë një bilanc të kontratave që skadojnë në fund të sezonit.ADVERTISING
Nga Messi te Skriniar, duke kaluar nëpër protagonistë të kampionateve kryesore, këta janë emrat e mëdhenj të cilëve iu përfundojnë kontratat në fund të këtij sezoni.
Kontrata e Lionel Messit me Paris Saint-Germain skadon në qershor të 2023-shit. Karim Benzema dhe Luca Modric e mbyllin me Real Madrid po në qershor dhe ende nuk dihet nëse do të ketë një rinovim mes palëve.
Te Milan janë në përfundim të kontratave të tyre Giroud dhe Zlatan Ibrahimovic. Di Maria është në pikëpyetje për të rinovuar me Juventus. Në të njëjtat kushte deri diku është edhe Skriniar me Inter
Gjithsesi gjithçka pritet të vendoset në verë, ku do të shohim nëse këta yje do të vijojnë qëndrimet në skuadrat respektive apo do të gjejnë destinacione të reja.