Kryeministri Edi Rama, gjatë një mitingu elektoral në Prrenjas, ka akuzuar kryetaren e kësaj Bashkie Miranda Rira, e cila vjen nga radhët e LSI-së, për punësimet që ka bërë.
Rama ka treguar listën e të punësuarve në Bashkinë e Prrenjasit, nga motra, te vajza e dajës e djali i hallës, deri te krushku i kryebashkiakes.
“Këtu në Prrenjas, inspektori i Financave është vajza e dajos e kryetares së Bashkisë, specialisti i emergjencave djali i dajos, specialisti për problemet e dhunës në familje vajza e motrës së kryetares së Bashkisë. Inspektor për mbrojtjen e konsumatorit kushërira e kryetares. Specialist shërbimesh djali i dajës i kryetares së bashkisë. Hidraulik, kunati i drejtorit të shërbimeve. Shoferi djali i motrës, roja i shkollës djali i tezes. Kunata në punë në bashki. Djali i hallës në punë në bashki. Drejtori i rrugëve krushku, administratori në bashki djali i tezes”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.





