Prej shekujsh, vaji i kanabisit është përdorur por u ndalua në gjysmën e shekullit të 20-të. Mjekët në Britaninë e Madhe kanë konfirmuar se ky vaj do të shitet si ilac duke filluar nga muaji i ardhshëm.
Në një deklaratë me shkrim, thuhet se që prej 1 nëntorit, ligji do të ndryshojë dhe të gjithë produktet me bazë kanabisi do të lejohen në Angli, Uells dhe Skoci.
Ndryshimi i këtij ligji erdhi pas skandalit të një djali që vuante me epilepsi dhe nuk lejohej që të përdorte vajin. Nëna e Billy Caldwell krijoi një fushatë që detyroi Sajid Javid që të autorizonte lejen për përdorimin e vajit.
Sekretari i Shtetit ka insistuar se ndryshimi nuk do të thotë se Britania është një hap larg legalizimit të kanabisit.