Komisariati i Policisë Durrës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasit:

A. H., 58 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi të paligjshme;

B. H., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kanosur me fjalë shtetasen E. J. dhe ka dëmtuar automjetin e saj, me sende të forta;

V. K., 46 vjeç, banues në Moldavi, pasi në Porto Romano, gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.