Bulevardi “Epidamn” do të kthehet në pedonale duke nisur nga dita e nesërme (1 korrik).

Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, Policia Bashkiake e Durrësit njoftoi sot se bulevardi “Epidamn”, i njohur ndryshe si “Rruga Tregtare” do të kthehet në pedonale për 2 muaj (1 korrik – 31 gusht), prej orës 18:00–23:00.

Sipas policisë, kjo masë ka si qëllim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve por edhe të vizitorëve të shumtë që vijnë në Durrës për të kaluar pushimet.

NJOFTIMI I POLICISE BASHKIAKE:

Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, në zbatim të urdhërit nr.177 datë 27.06.2025 “Mbi organizimin e planit të lëvizjes së automjeteve në bulevardin Epidamn duke filluar nga data 01.07.2025 deri më datë 31.08.2025”, Policia Bashkiake njofton të gjithë qytetarët se bulevardi “Epidamn” do të kthehet në një hapësirë pedonale nga 01 korrik 2025 deri në 31 gusht 2025, prej orës 18:00 – 23:00, me qëllim që të lehtësohet lëvizja e qytetarëve por edhe e vizitorëve të shumtë që vijnë në qytetin tonë për të kaluar pushimet.

Për këtë qëllim njoftojmë se:

Ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në bulevardin Epidamn (Segmenti Rrugor nga Prefektura deri tek Torra Veneciane) nga data 01.07.2025 deri më datë 31.08.2025, prej orës 18:00 – 23:00.

Shpresojmë në mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe ftojmë të gjithë qytetarët që të lënë makinat dhe të shijojnë shëtitjet në këmbë në bulevardin kryesor të Durrësit në këto mbrëmje verore.