Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, njoftoi se në zonat e kuqe, nga dita e nesërme, do të zgjatet fasha orare e lëvizjes.

Durrësi mbetet sërish zonë e kuqe, por të paktën zgjatet fasha orare deri në orën 21.00.

Nga 6 bashkitë e shpallura zonë e kuqe, vetëm Fieri shpallet zonë e gjelbërt.

“Nga nesër për javën në vazhdim, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, Fieri kthehet në zonë e gjelbër; Hiqet krejtësisht fasha orare e lëvizjes në zonat e gjelbërta; Fasha orare e lëvizjes në zonat e kuqe zgjatet deri në orën 21.00; Hiqen në të gjithë vendin autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve apo automjeteve; Vazhdon të jetë e ndaluar hyrje – dalja e automjeteve në zonat e kuqe; Qeveria do të ndryshojë nesër aktin normativ për heqjen e ndalesës së studiove tv për të ftuar jo më shumë se një person. Do të mbetet vetëm kushti që të ftuarit të vendosen në distancë 2m nga njëri – tjetri”, shkruan nder te tjera kryeministri.

Postimi  i plotë:

Nga nesër për javën në vazhdim, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë:

FIERI KTHEHET NË ZONË E GJELBËR

HIQET KREJTËSISHT FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E GJELBËRTA

FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E KUQE ZGJATET DERI NË ORËN 21.00

HIQEN NË TË GJITHË VENDIN AUTORIZIMET PËR LËVIZJEN E KËMBËSORËVE APO AUTOMJETEVE

VAZHDON TË JETË E NDALUAR HYRJE – DALJA E AUTOMJETEVENË ZONAT E KUQE

QEVERIA DO TË NDRYSHOJË NESËR AKTIN NORMATIV PËR HEQJEN E NDALESËS SË STUDIOVE TV PËR TË FTUAR JO MË SHUMË SE NJË PERSON. DO TË MBETET VETËM KUSHTI QË TË FTUARIT TË VENDOSEN NË DISTANCË 2m NGA NJËRI – TJETRI

Miq, me heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu!

Ju lutem bëni më të mirën tuaj si deri tani dhe kujdes në mënyrën më të veçantë më të moshuarit e të sëmurët në familjet tuaja, të cilët duhet të vetëkufizojnë daljet maksimalisht

*Masa 14 ditore për të vetëkarantinuarit nuk ndryshon dhe shkelja e saj ndëshkohet nga ligji dhe Kodi Penal