Nga dita e hënë, Ndërrmarrja e Shërbimit Komunal Durrës do të ketë një nëndrejtor të ri.

Në këtë detyrë është emëruar Soren Dedja, i cili nesër prezantohet zyrtarisht para stafit. Më parë, Dedja mbante detyrën e juristit pranë Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor Durrës dhe të përgjegjësit të sektorit juridik pranë ISHSH Tiranë.

NSHK Durrës është ndërrmarrja në varësi të bashkisë me numrin më të madh të punonjësve. Dedja zëvendëson në këtë detyrë Kledi Dishën, i larguar pak kohë më parë.