Surprizohet sërish familja në Fier. Këtë radhë nga një djalë nga Shkodra.
Ishin qindra mijë shqiptarë që u solidarizuan me familjen. Mjaft prej tyre të rinj.
Sot, në familjen e 8-vjeçarit ka mbërritur një pikturë e madhe.
Piktura me imazhin e Mateos duke buzëqeshur është realizuar nga një djalë nga Shkodra, i cili ka preferuar të mbetet anonim.
Familjarët e Mateos, me gjithë dhimbjen e madhe që janë duke kaluar, kanë mirëpritur dhe falenderojnë nga zemra të riun shkodran për këtë gjest fisnik e tejet domethënës.