Policia në Durrës lajmëron se ka arrestuar një 36-vjeçar nga Ohri, që dyshohet se ka vjedhur në 3 banesa në qytetin bregdetar.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i hetimeve të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e vjedhjeve në banesa/subjekte të ndryshme në territorin e qarkut, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin J. N., 36 vjeç, banues në Ohër.

Ai u kap në flagrancë teksa vidhte pajisje në një banesë në lagjen nr. 17/1. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se më datat 04.03.2024 dhe 06.02.2024, ka vjedhur pajisje në 2 banesa të tjera në lagjen nr. 3.