Policia ka arrestuar një 26-vjeçar në Krujë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja”.

Sipas policisë, 26-vjeçari A.D., ka kanosur për motive të dobta shtetasin H. B., banues në Krujë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë kanë bërë ndalimin e shtetasit A. D., 26 vjeç, banues në Krujë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja”, pasi më datë 23.10.2021, ka kanosur me fjalë, për motive të dobëta, shtetasin H. B., banues në Krujë.”,- njofton policia.

Ndërkohë në pranga kanë përfunduar edhe shtetasit e mëposhtëm:

K. M., 27 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kallëzim i rremë”, pasi ky shtetas ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë parash në një qendër interneti, po nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se ky kallëzim është i rremë;

R. K., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në një bar-kafe në lagjen nr.17, Durrës, duke organizuar lotari e baste sportive, kundrejt fitimit;

A. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.16, Durrës, ka tentuar të vjedhë portën e një shkolle, e cila është e dëmtuar nga tërmeti.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja A. M., 30 vjeçe, banuese në lagjen Nr.18, Durrës, pasi u konstatua duke organizuar baste sportive me anë të telefonit, në lokalin e saj.