Nga Paqja në Shtëpi drejt Paqes në Botë: Le të sfidojmë Militarizmin dhe Dhunën Kundër Grave. Ky është mesazhi i fuqishëm që Amnesty International përcjell në botë.  (25 nëntor – 10 dhjetor 2014)

DURRËS, 25 nëntor 2014 – Fushata e 16 Ditëve është një mundësi për të treguar solidaritet ndërkombëtar në luftën për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave. Tema e këtij viti – Nga Paqja në shtëpi drejt Paqes në Botë – thekson lidhjen mes militarizmit dhe dhunës gjinore, si dhe rolin e grave si paqeruajtëse në shtëpitë dhe kombet e tyre. Amnesty International bashkohet me fushatën 16 Ditët dhe me organizatat dhe njerëzit në të gjithë botën për të promovuar të drejtat e grave për paqen dhe lirinë nga dhuna. Bashkohu këto 16 ditë për të dalë kundër dhunës gjinore dhe ndihmo t'i japësh fund dhunës ndaj grave!

Ju mund të bëni një ndryshim!

Mësoni më shumë për secilin prej rasteve të ndryshme për të mësuar më shumë rreth të drejtave gjinore dhe dhunës njerëzore ndaj grave dhe se si ju mund të merrni masa për të luftuar për të drejtat e njeriut e të grave rreth e rrotull globit.

 Çka është Dhuna me bazë gjinore?

Dhuna me bazë gjinore është dhunë që drejtohet kundër një gruaje sepse ajo është grua, apo është dhuna që prek gratë në mënyrë disproporcionale. Të dyja, dhuna me bazë gjinore dhe dhuna ndaj grave janë terma që përdoren për të përshkruar shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera ndaj grave që rrjedhin nga pabarazia gjinore dhe dështimi i qeverive dhe shoqërive për të njohur të drejtat njerëzore të grave. Aktet e dhunës me bazë gjinore mund të përfshijnë dhunën në familje, abuzimin seksual, dhunimin, ngacmimin seksual, trafikimin e grave, prostitucionin e detyruar, praktikat e dëmshme shoqërore, dhe më shumë. Dhuna me bazë gjinore, gjithashtu përfshin mohimin e shërbimeve mjekësore dhe kujdesit adekuat.

Çfarë është Militarizimi?

Militarizmi është një proces ku vlerat ushtarake, institucionet dhe modelet e sjelljes kanë një ndikim mbizotërues mbi shoqërinë. Kjo është një ideologji që krijon një kulturë të frikës dhe mbështet përdorimin e dhunës, agresionit, ose ndërhyrjet ushtarake për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe zbatimin e interesave ekonomike dhe politike, një lloj kulture që kufizon trupin e gruas dhe kontrollin e gruas, mbi trupin e vet.

/g.b. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/