Mbretëresha e Britanisë së Madhe është ndër personalitetet botërore që ka në dorën e saj autoritet gati absolut, aq sa është njeriu i vetëm në botë që mund të vrasë presidenti amerikan dhe të mos dënohet.

Mbretëresha Elizabeth II është 91 vjeçe dhe vitet e saj kanë bërë që mbretëria të përgatitet për vdekjen e saj.

Nëse mendoni që vdekja e Mbretëreshës do jetë një ngjarje që do kalojë shpejt, harrojeni! Ndër 8 gjërat që do ndodhin është edhe mbajtja zi e ishullit britanik për plot 12 ditë.

Ndarja nga jeta e Mbretëreshës do prishë jo pak qetësinë e Britanisë.

-Gjëja e parë që do bëhet sapo të konfirmohet vdekja e Mbretëreshës është emërimi i Princ Charles në vendin e nënës së tij. Mreti i ri do fillojë vizitat në çdo shtet të Britanisë po atë natë dhe gruaja e tij do jetë princesha e re e Anglisë.

– Operacioni “Ura e Londrës”. Menjëherë pas vdekjes shteti do fillojë zbatimin e planit për varrimin e Mbretëreshës. Është menduar deri në detaje kjo gjë dhe funerali është gati kurdo dhe kudo që ajo të ndërrojë jetë.

-Informimi i botës: I pari që merr lajmin pas ekipit mjekësor është kryeministri britanik dhe nga aty do informohen të gjitha mediat botërore, madje edhe pilotët e aeroplanëve do t’ua bëjnë udhëtarëve të ditur këtë lajm. Në 52 shtete (ndarja sipas Mbretërisë i cakton qytetet shtete më vete), ku ka sunduar Mbretëresha do të vendosen simbole zie.

– Brenda pak orësh do të mblidhen dy dhomat e Parlamentit, duke bërë betimin për besnikëri ndaj Mbretit të ri. Nëse rastis që kryeministri të jetë në udhëtim pune jashtë vendit do i duhet të kthehet me emergjencë.

-Kartëmonedha dhe monedha të reja. Çdo simbol i Mbretëreshës hiqet menjëherë nga paundët britanikë duke u zëvendësuar me figurën e Mbretit. Sigurisht, kjo do marrë kohë megjithëse procesi do nisë menjëherë.

-Lamtumira e publikut: Arkivoli i Mbretëreshës do të mbahet në një sallë gjigante në Londër për 23 orë para transportimit për në varreza, në mënyrë që çdo shtetas britanikë të mund t'i japë lamtumirën e fundit.

-Britania në ditë zie: Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II do të shënojë 12 ditë zie në mbarë territorin britanik dhe shtetet nën administrim të saj. Televizionet do të ndërpresin gjatë këtyre ditëve çdo program komedi dhe flamujt do jenë në gjysmë shtizë.

-Pushim kombëtar: Ditët e varrimit janë të përcaktuara si pushim kombëtar. Gjithashtu, bursa do të mbyllët dhe kjo do i kushtojë shtetit miliarda humbje.