Mbrëmjen e sotme është plagosur me armë me silenciator ish-deputeti dhe ish-kryetari i Komunës Velipojë, Pashko Ujka.

Ngjarja ka ndodhur pak metra larg shtëpisë së Ujkës, të cilit i është bërë dhe më herët atentat. Dyshohet se plagosja e tij dhe atentatet e meparshme kanë të bëjnë me periudhën 2011-2015 kur Ujka ka shërbyer si kryetar komunë ne Velipojë.

Policia ne reagimin zyrtar thote se Ujka gjendet ne spital jnen kujdesin e mjekeve dhe po punohet per kapjen e autoreve. (Lexo ketu)

Fax News meson se gjendja e Pashko Ujkes eshte e renduar, nderkohe familjaret kane bere thirrje per dhurim gjaku.

Por kush është Pashko Ujka?

Komuna Velipojë ka qenë surprizë në vitin 2011, ku koalicioni Aleanca për të Ardhmen ka fituar ndjeshëm. Pas numërimit të kutive të 11 qendrave të votimit që kishte kjo komunë, në përfundim të procesit, fitues u shpall Kandidati Pashko Ujka, përfaqësues i PDK-së si pjesë e koalicionit të së majtës. Arriti të siguronte 2018 vota, kundrejt rivalit tij dhe kryetarit aktual të kësaj komune, Nikollë Marku, përfaqësues i PD-së i cili arriti të marrë vetëm 1461 vota.

Fituesi,  Pashk Ujka, gjatë legjislaturës 2005-2009, ishte deputet i PDK-së  në parlamentin Shqiptar, madje ishte kryetar i këtij grupi parlamentar dhe pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2009, ai doli pjesë e partisë Demokristiane që drejtohej nga Nikollë Lesi. Në zgjedhjet lokale 2011, Ujka kandidoi po nën siglën e PDK-së i mbështetur nga PS-ja në koalicionin për të ardhmen.

Cila është pasuria e Pashko Ujkës që është zbardhur në media ne vitin 2014?

Pashko Ujka-Kryetar i Komunës Velipojë
(2013)
Nga paga si kryetar komune 700.000 lekë
Shpërblime dhe paga si anëtar i këshillit të Qarkut Shkodër 140.000 lekë
Paga nga paga e bashkëshortes 330.000 lekë
Të ardhura nga paga e djalit 72.000 lekë

Kontratë kapari për shlyerje të apartamentit 700.000 lekë( Shuma 8.242.000 lekë
Shlyerje kredie në nje bankë 140.000 lekë ( Pa paguar) 5.500.000 lekë
Para të dhëna hua 3.000.000 lekë
Depozitë në para jashtë sistemit bankar 6.000.000 lekë

(2014)
Paga si kryetar komune 936.000 lekë
Paga si anëtar këshilli i Qarkut Shkodër 140.400 lekë
(Djali) Pronar dhe administrator i Shoqërisë Advantage Marketing Distributor 779.899 lekë
Pagesë kredie për blerje banese në nje banke (Pa paguar) 5.328.740 lekë