Këtë të enjte, u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u miratuan një sërë vendimesh të rëndësishme për qytetin. Një nga vendimet kryesore ishte miratimi i tavaneve përgatitore të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2026-2028, si dhe miratimi i familjeve përfituese të programit të bllok-ndihmës ekonomike për periudhën shkurt dhe janar 2025.
Gjatë fjalës së saj, kryetarja e deleguar e bashkisë, Anuela Ristani, theksoi mbështetjen e vazhdueshme për programet DS4 dhe DS5, për të tretin vit radhazi, si dhe propozoi rritjen e fondeve për abonentët dhe studentët në buxhetin e vitit 2025. Po ashtu, u diskutua mbështetje për vajzat dhe gratë viktima të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, duke përfshirë paketën ushqimore për 200 përfituesit çdo tre muaj.
Ristani shtoi se janë propozuar dhe projekte të tjera për mbështetje dhe riintegrim të familjeve vulnerabël, duke u fokusuar në ata që janë përfitues të ndihmës ekonomike dhe janë në situatë rruge.