Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësi, pasi ka përndjekur dhe dhunuar ish-bashkëjetuesen e tij, 37-vjeçaren K.H.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Durrës, arrestuan 1 shtetas për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Dhuna në familje”.
Q. L., 59 vjeç, banues në Fllakë, Durrës, pasi për një periudhë të gjatë kohore, ka përndjekur, dhunuar dhe marë me forcë ishbashkëjetuesen e tij shtetasen K. H., 37 vjeçe.“,- thotë policia.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





