Pasi me transferimin te Liverpuli u vë mbrojtësi më i shtrenjtë i historisë së futbollit, nga dje holandezi e ka pasuruar kurrikulimin e tij dhe me çmimin e merituar, “Lojtari i Vitit në Angli”, të cilin “tulipani” e morri dje, pas mbrëmjes gala.
Historia e Virxhil Van Dajk tregon jetën e një personi mes sakrificave, që përpara se të bëhej ai që është sot ose më saktë njëri mes qendërmbrojtësve më të fortë në botë në mos më i forti, i është dashur të ngjisë një “malore”: pak para, një fëmijëri e vështirë, madje është përballur edhe me jetën.
Van Dajk, sipas mediave angleze “Lojtari i Vitit”, është sot mbrojtësi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave: Për ta rrëmbyer nga konkurrenca, Liverpulit i është dashur të paguajë plot 85 milionë euro, duke pasuruar arkat e Sauthemptonit; nuk “ankohet” as holandezi: 10,7 milionë euro në sezon. Jo keq për dikë që për të mos hequr dorë nga ambiciet futbollistike, punonte për 3 sterlina në orë në një restorant të Bredas, ku Van Dajk ka lindur.E zbulon britanikja “Sun”: një adoleshencë e ndërlikuar jo vetëm nga vështirësitë ekonomike, por edhe nga një situatë familjare jo e lehtë, me një baba që e braktisi (arsye se përse 27-vjeçari mban pas shpine emrin dhe jo mbiemrin), një mama dhe dy vëllezër për të rritur.
Gjithmonë pa e braktisur ëndrrën.Ishte ende minoren Virxhil kur ndahej mes punës dhe futbollit: stërvitjet me Villem II e më pas kthehej urgjentisht me biçikletë te restoranti. Zhak Lips, pronari, ka rrëfyer: “Ishte një punëtor i zellshëm dhe stërvitej fort për t’u bërë profesionist. Unë i thosha që të braktiste futbollin, të qëndronte te restoranti për të fituar pará…”
Megjithatë, Virxhil nuk u dorëzua. Pas Uillem II kaloi te Groningen, klubi që i lejoi të paguante patentën dhe të mos përdorte më biçikletën si mjet transporti.Në jetën e Van Dajk nuk mungon asgjë: periudhat negative, durimi dhe një forcë e madhe vullneti. Por, edhe një moment kritik, i treguar nga vetë lojtari, që mund t’i kishte dhënë fund karrierës (dhe jo vetëm) të këtij atleti.
Pikërisht në kohët e Groningen një inflamacion në apendisit, i shndërruar në peritonit dhe uremi, vendosi në rrezik mirëqenien e Virxhilit: “Pashë vdekjen me sy, ishte një eksperiencë e tmerrshme. Unë dhe mamaja ime luteshim së bashku”. Pengesa e radhës, e kaluar falë formës fizike. E ardhmja është e gjitha për t’u shkruar.





