Injektimi i plazmës së të shëruarve në pacientët me Covid-19, bën të mundur që ngarkesa virale dhe simptomat zvogëlohen brenda disa ditësh. Eksperimentimi vazhdon në katër spitale në Lombardi, Itali.
“Për momentin, nuk ka terapi efektive për Covid-19”, bënë të ditur katër studiues nga Universiteti i Teksasit në një studim të botuar në gazetën e Shoqatës Amerikane të Mjekëve. Disa nga ilaçet e përdorura për të trajtuar sëmundjen Sars CoV-2 po japin rezultate inkurajuese.
Gjithsesi këto janë trajtime eksperimentale, të cilat mund të vërtetohen vetëm pasi të regjistrohen rezultatet e provave klinike në vazhdim.
Midis këtyre, ekziston një që tërheq vëmendjen e specialistëve. Ajo përfshin përdorimin e plazmës së të shëruarve nga Covid-19. Nëse injektohet te njerëzit që luftojnë me sëmundjen, realizon një përmirësim të shpejtë të gjendjes së tyre. Kjo është ajo që mund të shihet nga javët e para të eksperimentimit që po zhvillohet në katër spitale në Lombardi.
Protokolli ishte përgatitur nga Shërbimi i Mjekësisë Imunologjike të Hematologjisë dhe Transfuzionit të San Matteo, në bashkëpunim me strukturat e tjera si ATS e Mantua.
Dy të parët që dhuruan plazmat, kur kjo praktike nisi te perdorej, ishin mjekët e Pieve Porto Morone (Pavia), burrë e grua, rastet e para të të infektuarve me Covid-19 në provincën e Pavias.





