Pas largimit të Paulo Dybalas dhe Girogio Chiellinit, këtë verë Juventus po përgatitet për një merkato të “zjarrtë”. Në listën e preferencave të “Zonjës së Vjetër” janë tre emra të mëdhenj, Paul Pogba, Angel di Maria dhe Ivan Perisic.Me francezin, kontrata e të cilit me Manchester United skadon më 30 qershor kanë nisur negociatat dhe gjatë ditës së hënë janë zhvilluar takimet e para mes përfaqësuesve të lojtarit dhe klubit nga Torino.Edhe Di Maria e mbyll me Paris Saint-Germain këtë verë dhe argjentinasi tashmë duket se po pret të kalojnë ditët që të transferohet në Itali.

Ndërsa kroati i Inter, i cili në ndryshim nga Pogba e Di Maria që nuk kaluan sezonin më të mirë të karrierës së tyre, ka qenë në top formë këtë kampionat. Megjithatë mungesa e një oferte nga ana e Inter, që Perisic do e bindte bëri që ky i fundit të shihte për alternativa të tjera dhe tashmë mediet italiane raportojnë se mesfushori do të luajë me Juven sezonin tjetër.