Kyriakos Mitsotakis dhe Rexhep Taip Erdogan në takimin e tyre të 6 brenda 12 muajve të fundit , kanë shqyrtuan progresin në dialogun politik dhe agjendën pozitive gjatë një bisede në kuadrin e punimeve të asamblesë së OKB.
Ata kanë rënë dakord së pari ,të intensifikojnë bashkëpunimin për emogracionin e paligjshëm duke shkatërruar rrjetet e trafikantëve që rrezikojnë jetë njerëzore. Hapi i parë është takimi i ardhshëm i ministrave të emigracionit të Greqisë dhe Turqisë.
Për çështjen e Qipros, pala greke përsëriti qëndrimet e pandryshueshme të Athinës dhe Nikozisë dhe vuri në dukje nevojën e rifillimit të dialogut mes dy palëve nën kujdesin e OKB-së, ndërsa më herët në fjalimin e tij presidenti turk kishte kërkuar njohjen e Qipros Veriore.
Por e veçanta e këtij takimi të shkurtër është lajmi se duket që ministrat e jashtëm mund të zgjerojnë bisedat për gjetjen e një gjuhe të përbashkët, nëse mund të fillojë diskutimi për ZEE dhe shelfin continental midis dy fqinjëve anëtarë të Natos, të cilët kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada për pretendimet territoriale në Detin Egje dhe të drejtat e shpimit në Mesdhe, si dhe një sërë çështjesh të tjera, ndërsa kanë ardhur në prag të luftës tre herë në gjysmë shekullin e fundit.
Ajo që Athina mban nga fjalët e Erdoganit në OKB , thonë burime qeveritare greke, është pika për përcaktimin e juridiksioneve detare në bazë të ligjit ndërkombëtar. Erdogan dhe Mitsotakis prej dhjetorit të kaluar kanë rënë dakrod të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre dhe të fokusohen në fushat ku mund të gjejnë konsensus si ajo e tregtisë , energjisë, arsimit dhe lidhjeve kulturore. Ata rinovuan takimin e tyre dhe do të takohen sërish në Ankara në janar, kur u ra dakord për të mbledhur Këshillin e ardhshëm të Bashkëpunimit të Lartë Greqi-Turqi.