- Raul Bova, ikonë dhe seks simbol i kinematografisë italiane
26 shkurt 2015 – Ai mbetet aktori që ka bërë të ëndërrojnë mijëra femra. I mirënjohur nga publiku shqiptar si i dashuri i princeshës Sofia në filmin "E vogla, e madhja dashuri" është gjendur në krah të princeshës shqiptare Elia Zaharia. Së bashku me nënën e saj, ikonën e artit shqiptar, Yllka Mujo ndodhen prej disa ditësh në Francë për festivalin e filmit në Monte Carlo.
“Kur aktorët takohen në Monte Carlo Film Festival”, shkruan Elia në Instagram. Duke qenë se Elia është rreth të tridhjetave, jemi të bindur që edhe ajo ka qenë një fanse e aktorit italian në periudhën e adoleshencës së saj. Ajo duket shumë e lumtur pranë tij. E në fakt, kush nuk do të donte si kujtim, një foto me aktorin Raul Bova, i cili vetëm në Shqipëri ka kushedi se sa fanse femra!





