Shumica e njerëzve kanë mësuar të lajnë gjithçka që do të hanë. Megjithatë, në disa raste, ky zakon jo vetëm që nuk rezulton i dobishëm, por edhe mund të bëhet i dëmshëm për shëndetin tuaj.

Pulë

Bakteret, më e famshmja salmonela në pulën e freskët, janë të rrezikshme për shëndetin tonë. Shumë njerëz besojnë se larja e pulës para gatimit ndihmon në largimin e baktereve. Megjithatë, siç u tregua, në të vërtetë nuk është kështu. Do të thonim të kundërtën, pasi uji i ndihmon përhapjen e tyre, si në pjesët e tjera të pulës, ashtu edhe në duart tuaja apo në lavaman. Ekspertët shpjegojnë se nëse pula ka baktere, ato do të vriten gjatë gatimit. Pra, nëse jeni duke e larë, ndaloni. Gjëja më e mirë për të bërë është ta fshini me një peshqir letre dhe ta zieni dy herë. Pas zierjes së parë ndërroni ujin dhe më pas vazhdoni zierjen. Gjithashtu, nëse përdorni të njëjtën tenxhere, lajeni pas zierjes së parë.

Mishi i kuq

E njëjta gjë vlen edhe për pulën. Për më tepër, kur lani mishin, shtoni më shumë lagështi, gjë që rezulton në ndryshimin e shijes gjatë gatimit. Gjëja më e mirë që duhet të bëni është ta fshini me letër kuzhine përpara se ta gatuani.

Kërpudha

Nuk kanë nevojë për njomje apo larje me ujë të bollshëm. Sipas shefave të lartë, për shkak se kërpudhat thithin shumë ujë, humbasin shijen e tyre gjatë gatimit. Ajo që mund të bëni është t’i shpëlani shpejt dhe më pas t’i fshini mirë me një peshqir letre. Ose mos i lani fare dhe thjesht fshijini me një peshqir të lagur.

Makarona

Makaronat nuk duhen larë para gatimit, sepse kështu do të shkatërrohet niseshteja që përmbajnë. E njëjta gjë vlen edhe pas zierjes, ku nuk duhet t’i shpëlani kur i kulloni, sepse niseshteja do të hiqet dhe salca nuk do të “ngjitet”. Përveç nëse janë të destinuara për sallatë. Megjithatë, në këtë kategori nuk përfshihen drithërat, si orizi, të cilët duhet të lahen gjithmonë para gatimit

Vezët

Shumë njerëz lajnë vezët që blejnë përpara se t’i vendosin në frigorifer. Por kjo është e gabuar. Gjëja më e mirë për të bërë, nëse kanë absolutisht nevojë për pastrim, është të fërkoni zonat që nuk janë të pastra me një leckë të lagur dhe të butë. Nëse janë shumë të pista, atëherë shpëlajini me ujë të nxehtë dhe përdorni menjëherë.