Kryetari i Partisë Demokratike dega Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka denoncuar në një dalje për mediat se ish-drejtori i ALUIZNI-t, Arben Isaku do të emërohet në krye të Drejtorisë Juridike në Bashki.

“Nga qelia te Bashkia”, shprehet Xhaferraj ndërsa thotë se në konkurim Isaku është me kunatin e tij.

Sipas demokratit, ish-drejtori i ALUIZNI-t Durrës u lirua nga qelia dhe po shpërblehet sepse zbatoi kodin e heshtjes së mafies Rama.

DEKLARATA E PLOTË

Në vitin 2019, kryeministri Rama do të shkarkonte live drejtorin e hipotekës së Durrësit duke e etiketuar si halabak. Por, në Gusht të këtij viti Rama e emëroi halabakun si drejtor të shërbimeve në Bashkinë e Durrësit.

Në Dhjetorin e kaluar, për pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit, do të ndalohej ish drejtori i aluizmit Arben Isaku. Por, mbasi qëndroi katër muaj në qeli Isaku po shkon nga qelia tek Bashkia. Ai po emërohet Drejtor i Drejtorisë Juridike në Bashki. Për më keq dhe për më turp, në konkurimin fiktiv e qesharak është me kunatin e tij.

Isaku u lirua dhe po shpërblehet sepse zbatoi kodin e heshtjes së mafjes Rama. Askush nuk është dënuar për dramën që shkaktoi tërmeti. Sikurse e kemi theksuar disa herë, shqetësimi i Ramës nuk ka qenë të zgjidhë hallet e qytetarëve, por të shpëtojë Dakon nga hallet e tij.

Kjo është Bashkia e halabakëve dhe e të dënuarve, qytetarët e ndjejnë përditë dhe kjo u pa edhe dy ditë më parë ku qytetarët nëpërkëmbeshin dhe zvarriteshin në sheshin para Bashkisë.

Kjo është qeverisja në ikje e të denuarve dhe halabakëve.