Edi Martini ka vendosur te kthehet përsëri në drejtimin e Teutës. Trajneri i cili shpalli kampionë durrsakët në edicionin e kaluar të Superiores, ka treguar se si erdhi vendimi për tu kthyer te skuadra nga e cila dha dorëheqje  tre javë me parë. “Vendimi qe i vështirë, të 2 vendimet kanë qenë të vështira dhe vinim pas disa rezultateve jo te mira. Kjo më bëri ti kërkoja presidentit dorëheqjen. Mërzitja ishte e madhe, ishte një zhgënjim nga ana ime.”

Ju mori malli pas 3 javëve shkëputje?

“E vërteta është që pata një takim me presidentin. Nuk e dija që do kishim një bisedë të tillë, marrëdhëniet tona janë shumë vjeçare dhe kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Presidenti më kërkoi dhe ishte e vështirë ti thoja jo. Kështu që pranova.”

Ju ka ardhur ndonjë ofertë këto 3 javë?

“Kam qenë i ngarkuar dhe gjithçka është e lidhur me punën tonë. Isha shumë i shqetësuar dhe kam bërë pushim absolut. Nuk kam pasur asnjë kontakt me asnjë.”

Si e keni parë Teutën me Arapin në stol?

“I kam parë ndeshjet, për mendimin tim kanë bërë ndeshje të mira. Është aktivizuar faza mbrojtëse sepse më përpara pësonim shumë gola, por pritshmëritë janë të mëdha duke patur parasysh vitin e kaluar. Kështu që e kam thënë dhe më përpara që po shikohet problemi i pikëve. Gjëja më e rëndësishme për një ekip është të marrë pikë.”

Keni folur me Arapin?

“Renato ka qenë i brendshëm dhe si futbollist. I ka ditur të metat, s ka pasur nevojë për informacion nga unë sepse i ka ditur gjërat si janë.  Kemi folur pas fitores me Dinamon. Kam qenë trajneri i tij dhe kam patur marrëdhënie të shkëlqyer.”

Ku do ndërhyni në merkato?

“Kemi diskutuar me Renaton për rolet ku ka nevojë për ndërhyrje. Por po fokusohemi tek 2 ndeshjet që po mbarojnë pastaj të shohim.”

Do largohet Kallaku për në Kroaci?

“Kam dëshirë që ai të qëndrojë, sepse është pjesë e rëndësishme e ekipit. Ai pret nga vetvetja dhe kam besim se do të rritet dhe shpresoj të mos largohet në Kroaci. Kemi diskutuar me drejtuesit dhe kemi shprehur dëshirën që ai të jetë pjesë e ekipit. Jemi mësuar që Kallaku ta marri ekipin për dore.”

9 pikë larg kreut, do mundet Teuta  të mbrojë titullin?

“Largësia që kemi me Tiranën nuk është shumë e madhe. Është e rëndësishme që të rritemi dhe të dalim tek loja jonë. Kampionati është shumë i gjatë, lufta është e egër dhe cilësia është rritur. Të gjithë ekipet përpara nesh janë të denja për ta fituar. Jemi në garë dhe me 3 fitore shkojmë në majë. Nuk dihet si do të përfundojë. Aty ku mendon se ndeshjet janë të vështira atëherë fiton. Nuk ka ekipe të lehta. Do jetë e luftuar si i vjetshmi.”

Zhgënjim nëse nuk fitoni titullin?

Nuk është zhgënjim. Nuk jemi një ekip që ka fituar 20 kampionate. Kemi dalë dy herë kampion por zhgënjim është fjalë e madhe. Megjithatë do të mundohemi dhe mendoj se kemi stofin e duhur. E rëndësishme është që të arrijmë maksimimun. E dija që do të arrinim në një dishezë të tillë. Kupat e Evropës na kanë lodhur.”

Përballje me Tiranën, çfarë prisni?

“Me Tiranën mund të shihet si favorit, por disa herë kemi qen në favorit. Në kohën që dolëm kampion kemi qenë ekipi i vetëm që i kemi mundur. Nuk shof favorit por një ndeshje të luftuar midis kampionëve që jemi ne dhe atyre që duan të dalin. Unë quaj Teutën favorit, jo Tiranën.”