Nga rival në fushën e blertë me Realin dhe Barcelonën, askush nuk do t’i kishte imagjinuar që të ishin së bashku shokë skuadre.
Bëhet fjalë për Serxho Ramos dhe Lionel Mesin të cilët kanë qenë rival prej vitesh në fushën e blertë kur luhej “El Clasico” e famshme.
Veterani spanjoll ka bërë një postim në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” të dyqanit zyrtar të PSG-së, fanellën e tij me numër “4” dhe atë të Mesit me numër “30” ngjitur me njëra-tjetrën duke shkruajtur:
“Kush do ta kishte menduar?”.





