“Nga rrugë me trotuar, në trotuar pa rrugë!”
Kështu shkruan në Facebook kreu i Partisë Demokratike dega Durrës, Ferdinand Xhaferraj teksa publikon dy foto nga punimet që po kryhen në akset kryesore të qytetit.
Projektet që po zbatohen, Xhaferraj i quan eksperimente të qeverisjes lokale që nuk kanë të mbaruar, për të cilat thotë se po ia bëjnë të pamundur jetesën qytetarëve durrsakë.
POSTIMI I PLOTË
Nga rrugë me trotuar, në trotuar pa rrugë!
Ndoshta mund të duket e përsëritur problematika e ringritur që lidhet me nderhyrjet e Bashkisë në rrugët e qytetit, por cdo ditë dëgjoj shqetësime nga çdo Durrsak që takoj, mbi mishmashin e punimeve në qytet.
Një stres i shtuar, i cili po ia bën të pamundur jetesën qytetarëve, më shtyn të denoncoj edhe një herë eksperimentet që bën qeverisja lokale me rrugët urbane.
Rrugë që hidhet asfalt mbi atë ekzistues, trotuare që zgjerohen pa fund, duke ngushtuar rrugë kalimin e makinave, kapakë pusetash të pavëna, puseta të mbushura me baltë si ato në trotuaret në rrugën “Egnatia”, ku punimet kanë filluar që prej muajit Maj 2020 dhe ende nuk kanë përfunduar.
Këmbësorë që mallkojnë se rrëshqasin në ato pllaka aspak të përshtatshme për to, që mallkojnë se pusetat janë të hapura, e shoferë makinash që mallkojnë se rrugët kanë devijuar korsinë, e janë ngushtuar shumë sa mezi kalojnë. Shiko sheshin “Pranvera”, dhe perpiqu të kuptosh një llogjikë lëvizshmërie.
E konsiderojë shumë të rëndë mungesën e investimeve, por akoma më të rëndë konsideroj investimet e gabuara.





