Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë sot në Kryeministri kryetarët e bashkive të vendit.
Mbledhja pritet të mbahet në orën 10:00.
Mësohet se në fokus të diskutimeve do të jenë çështja e pronave dhe legalizimet, për të cilën kryeministri ka kërkuar t’i jepet fund njëherë e mirë, si dhe ecuria e sezonit turistik.
Pas këtij takimi me krerët e pushtetit vendor, kryeministri pritet të udhëtojë drejt Britanisë, në mbledhjen e Komunitetit Politik.