Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetin social Facebook një video të realizuar me Inteligjencë Artificiale, përmes së cilës promovon Samitin e IV të Diasporës.
Në videon e shpërndarë, shfaqen disa prej figurave më të njohura të historisë shqiptare, të rikrijuara me teknologji moderne, si Gjon Buzuku, Ismail Qemali, Skënderbeu, Nënë Tereza, Fan Noli, vëllezërit Frashëri, Faik Konica, Jeronim De Rada dhe figura të rëndërishme që kanë kontribuuar në formimin e Shtetit shqiptar.
Përmes këtij materiali vizual, kreu i qeverisë njofton zhvillimin e Samitit të IV të Diasporës, i cili do të mbahet më 13, 14 dhe 15 prill. Videoja synon të sjellë një ndërthurje mes historisë dhe teknologjisë, duke i dhënë një dimension modern promovimit të një prej eventeve më të rëndësishme për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.





