Duke filluar nga sot, të gjithë qytetarët në Tiranë që do udhëtojnë me urban, do të paguajnë 10 lekë më shumë për biletën dhe 400 lekë më shumë për abonenë. Pra, ata do të paguajnë 40 lekë një biletë urbani dhe 1600 lekë për abonenë.
Vendimi i miratuar në Këshillin Bashkiak në mbledhjen e fundit të 2015-s në dhjetor hyri në fuqi sot.

Shoqatat e Transportit Urban janë shprehur se vazhdojnë ende negociatat me bashkinë e Tiranës për rritje të mëtejshme të biletës së urbanit, deri në 70 lekë. Sipas tyre, indeksimi me 40 lekë i biletës nuk plotëson nevojat për një shërbim më të mirë.





