Platforma dixhitale e shërbimeve qeveritare e-Albania tashmë ka një asistent virtual përmes inteligjencës artificiale për të qenë në shërbim të qytetarëve që kërkojnë shërbime.

Asistenti virtual 1.0 u prezantua nga Kryeministri Edi Rama dhe nga drejtoresha e AKSHIT.

Kreu i qeverisë tha se asistenti virtual do të jetë në shërbim të qytetarëve me shkrim për çdo pyetje që do të kenë.

Kryeministri Rama garantoi se brenda vitit 2024, asistenti virtual do të kalojë në nivelin 2.0 dhe do të jetë me zë e figurë.

“Ne e dimë shumë mirë që në shumë raste ndodh që përdoruesit e sistemeve dixhitale të kenë probleme që nuk lodhen me vetë sistemet por me hapa të gabuar në procedurat e apkimit. Kjo ndodh kur aplikojmë në kadastër, ku tanimë i gjithë ndërveprimi është i dixhitalizuar dhe nuk ka asnjë ndërveprim fizik, kjo ndodh kur aplikojmë edhe për dokumente çfarëdo. Ambicia jonë është që asistentin virtual ta shtrojmë edhe në platfomrën e bashkëqeverisjes, ashtu sikundër asistenti që sot hyn në marrëdhënie me qytetarët përmes ndërveprimit me shkrim po përgatitet që pas një periudhe njohje me ta të hyjë në ndërvperim edhe me zë dhe me figurë dhe madje mos të jetë më thjesht ndihmësi që i drejton ata në procesin e aplikimit, por të jetë ai që e merr shërbimin për ta. Pra nuk do të jetë e largët dita, ne besojmë brenda vitit që po hyn kur qytetari do kërkojë shërbimin dhe të gjithë proceset që sot i bën vetë qytetari me ndihmën e këtij shërbëtori publik personal t’i bëjë vetë shërbëtori dhe qytetari të marrë dokumentin përkatës pa asnjë ndërveprim fizik nga ana e tij”, u shpreh Rama.

Në përfundim, Kryeministri falenderoi edhe Enion, të cilin e konsideroi si “kokën” e ekipit të AKSHIT për inteligjencën artificiale.