Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vesili, ka reaguar ditën e sotme për procesin e digjitalizimit të shërbimeve të ndërmarrë nga qeveria Rama, i cili hyri në fuqi ditën e sotme.
Përmes një postimi në facebook, numri 2 i LSI shkruan se skandali i rrjedhjes së të dhënave personale hedh poshtë procesin e digjitalizimit të shërbimeve.
Sipas tij ende dhe kësaj dite nuk ka asnjë fajtor skandalin e të dhënave personale, duke dëshmuar në këtë mënyrë se milionat e eurov-e të hedhura në fushën e digjatalizimit nuk kanë asnjë vlerë.
Postimi i plotë:
SKANDALI pa fajtore i të dhënave personale, hedh poshtë Digjitalizimin mafioz të Ramës!
Miliona të dhëna personale te qytetarëve dolën sheshit që nga :
Karta identiteti
Numra telefoni
Rroga
Targa makinash
Edhe sot e kësaj ditë Drejtësia me Regji nuk ka çuar përpara drejtësisë as edhe një zyrtar të vetëm.
Përkundrazi Drejtësia me Regji, për turpin e saj thirri në mënyrë të turpshme gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku.
Ky turp u zgjidh vetëm nga Strasburgu ku Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut urdhëroi Shqipërinë të mos zbatojë urdhrin për sekuestrimin e pajisjeve elektronike të publikimit të Lapsi.al, duke pranuar ankimimin e gazetarëve të Lapsit me urgjencë.
Rama sot bërtet se gjoja Digjitalizoi shërbimet dhe te tjera te dhëna shtetërore.
Por këto miliona të dhëna jo vetëm që nuk mbrohen e nuk do të mbrohen qëllimisht, por përkundrazi shpërdorohen dhe do shpërdorohen kriminalisht nga duart e mafies qeveritare rilindase në pushtet siç bëri edhe në 25 prill e më pas !





