Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama dhe gjithë kabineti i tij i janë bashkuar familjeve të prekura nga tërmeti, të cilat janë strehuar në kompleksin “Fafa” në Golem.

Në fotot dhe videon e mëposhtme, shfaqen politikanët dhe minstrat, të cilët janë duke drekuar me qytetarët.

Vihet re prania e thuajse të të gjithë  ministrave: që nga Blendi Klosi, Elisa Spiropali, Olta Xhaçka, Anila Denaj, Sandër Lleshaj, Pandeli Majko, Etlida Gjonaj, Belinda Balluku, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, deri te ministri më i ri Arben Ahmetaj.