Sulmi makabër që ndodhi mbrëmë në Ankara të Turqisë ka lënë të vdekur 34 persona dhe më shumë se 100 të plagosur. Nga sulmi ka mbetur i vdekur edhe babai i yllit turk, Umut Bulut.

Qemal Bulut ishte duke kaluar në rrugë kur ndodhi shpërthimi duke mbetur i vdekur në vend.

Futbollist i njohur lajmin e hidhur për vdekjen e babait e mori pak minuta pasi luajti ndeshjen me Galatasarayn në sfiden ndaj Genclerbirligit.