Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, nga 7 deri më 9 prill do të vizitojë disa shtete në Ballkanin Perëndimor. Në vizitën e parë të saj në rajon si shefe e diplomacisë evropiane, Kallas do të qëndrojë në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.
Më 8 prill, në Shqipëri Kallas do të ketë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin, Edi Rama. Si fillim Kallas pritet të mbajë një fjalë përshëndetëse përpara përfaqësuesve të lartë shtetëror, gazetarëve dhe të pranishmëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Fjalë përshëndetëse do të mbajë gjithashtu edhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani si dhe Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.
Axhenda:
AKTIVITETI: “Opening of 1st EU-Albania Security and Defense Dialogue”
* Fjalë përshëndetëse e Z. Igli Hasani (Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme)
* Fjalë përshëndetëse e Znj. Kaja Kallas (Përfaqësuese e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, dhe Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian)
* Fjalë përshëndetëse e Z. Pirro Vengu (Ministër i Mbrojtjes)
DATA: 8 PRILL 2025
ORA: 11:55-12:10”