Këshilli Vendor Rinor i Bashkisë Durrës në bashkëpunim me URF – United Rights Foundation zhvilluan një workshop me temë “Sfidat e perspektivat e mbështetjes së iniciativave me ndikim komunitar nga të rinjtë për të rinjtë”.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit: “Të rinjtë aktivistë si edukatorë e motivues të sjelljeve pro-sociale te bashkëmoshatarët” mbështetur nga Agjencia e Mbështetjes së Shoqërisë Civile.
Të gjithë të rinjtë janë të ftuar të aktivizohen në këtë forum ku mund të advokojnë çështje të ndryshme që janë sot sfida për të rinjtë.