Në verën e shkuar, la Erzenin dhe u bë pjesë e skuadrës së Teutës, aty ku nisi hapat e para në Superiore. E më pas provoi shumë eksperienca me ekipe si: Dinamo, Kamza, për t’u ndalur në Shijak. Aty ka pasur shumë vite, ndërsa duket se pas gjashtë muajve në Durrës, Xhemalaj është rikthyer në Shijak.

Ka qenë fetë klubi shijakase që ka konfirmuar lajmin për rikthimin e mesfushorit që pritet t’u bëj mjaft punë në pjesën e dytë të garës.Nga Teuta është largimi i tretë pas Gashit dhe Nikaçit, ndërkohë që Teuta huazoi edhe Lajthinë një ditë më parë te shijakasit e Kategorisë së Parë.

Me sa duket, me këto afrime, skuadra shijakase është “top” për pjesën e dytë të garës, ndonëse nuk është çudi që të ketë edhe ndonjë surprizë në tregun e dimrit që sapo ka nisur edhe për skuadrat e Kategorisë së Parë.