20 shtator 2013- Apple ka krijuar rradhë të gjata blerësish sot në ditën e parë të daljes në treg të iPhonë 5S dhe 5C. Në Nju Jork njerëzit krijuar rradhë të gjata para dyqanit të Apple, në Fifth Avenue. Në Mynih rreth 2000 njerëz u rreshtuan, ndërsa në Pekin ishin më të paktë, pas blerësit fillimisht duhet të kishin bërë një rezervim online. iPhone i ri doli gjithashtu në treg edhe në Hong Kong, Japoni, Singapor dhe Kinë, Kjo është hera e parë që Apple nxjerr në shitje produktin e saj në Kinë, në të njëjtën ditë me vendet e tjera. Zakonisht produkti dilte në treg pas 3 muajsh, dhe kjo bëhej me qëllim që kompania të tërhiqte pas vetes klientë të rinj në tregun më të madh të telefonave celularë në të gjithë botën.
http://www.panorama.com.al/2013/09/20/nga-tokio-ne-nju-jork-te-gjithe-ne-rradhe-per-nje-iphone-foto/





