Duke filluar nga data 1 korrik 2022, paga e ushtarakëve do të rritet me 30%. Vendimi i Këshillit të Ministrave i marrë me 22 qershor është publikuar dje (24 qershor) në Fletoren Zyrtare.

Të gjithë ushtarakët, nga ushtari i parë dhe deri tek gradat më të lartë, nga data 1 korrik, në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave do të kenë një page 30% më të lartë.

Paga minimale në Forcat e Armatosura do të jetë mbi 51 mijë lekë të reja, shtuar edhe pagesa shtesë të trajtimit ushqimor dhe trajtime të tjera sipas vështirësive.

Paga bazë sipas gradës dhe viteve të shërbimit për ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura

Kliko në link-un: https://docs.google.com/viewerng/viewer?url=https://www.cdnimpuls.com/oranews.tv/media3/untitled-001-1656176800.pdf