Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur ditën e sotme për të njoftuar masat e reja kundër Covid-19.

Ministrja Manastirliu u shpreh se varianti Delta po përhapet me shpejtësi dhe vala e re Covid ka ardhur para vjeshtës.

Masat që do të ndryshojnë nga 1 shtatori:

-Ora policore ndryshon nga 24:00 deri në 06:00 në 23:00 deri në 06:00.

-Kush hyn në kufi të ketë pasaporte vaksinimi, test PCR brenda 72 oreve, ose RT në 48 orë, ose prove te kalimit te covid, 6 muaj pas shërimit.

Nga kjo përjashtohen fëmijët deri në 6 vjec.

-Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur rokomandimin e detyrueshëm për grupet e riskuara si stafi mjekësor, studentët dhe arsimtarët.

-Deri më 30 shtator të gjithë duhet të dorëzojnë vertetimin e vaksinimit në institucionet përkatëse.

Përjashtim bëjnë ata që kanë raport mjekësor për mosbërjen e vaksinës që do të vlersohet me përgjeshmëri.

-Pasagjerët do mbajnë maskat e detyrueshme. Vazhdon të mbetet në fuqi përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura, supermarket, qendra tragtare dhe ambiente në të cilat distancimi social është e pa mundur të zbatohet.

-Në të gjitha institucionet shëndetësore vazhdon të mbetet në fuqi mos lejimi i familjarëve të cilët janë shtruar.

-Në të gjitha rastet që nuk zbatohen do të merren masa si gjoba 3 mijë lek nëse është për herë të parë dhe në rast përsëritje 5 mijë lekë.

-Më pas masa e penalitetit shkon nga 100 mijë deri në 700 mijë në varësi të masës që shkelet.