Sot me rastin e 8-Marsit, Dita Ndërkombëtare e Gruas, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë një urim special, duke ua dedikuar një pjesë të mirë të punës së këtij institucioni femrave që punojnë me të.

Teksa publikon fotot e të gjitha bashkëpunëtoreve të tij, mes tyre vëmë re edhe dy emra jo pak të njohur siç janë edhe Miss-i i parë shqiptar, Valbona Selimllari por edhe avokatja seksi e Ngjelës, Arlinda Çapi.

17191312_10155111423396926_7847203082233483807_n

“Ky qytet do ishte ende në gjumë, po të mos qe për mendjet e bukura e pasionin unik të kolegeve të bashkisë. Gëzuar dhe faleminderit, faleminderit, faleminderit! EV”,- shkruan kryebashkiaku.