Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet në gjendje të lirë për një 36-vjeçar nga Vlora, i akuzuar për veprën penale “Kanosja”.
36-vjeçari B.L., ndërsa ndodhej në Durrës, ka kanosur me thikë në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar një banor të kësaj lagjeje, shtetasin A.D.
Ky i fundit, pas kërcënimit me mjetin prerës, ka bërë denoncimin përkatës në komisariat.





