Një ngacmim seksual ka ndodhur mes dy personave me probleme mendore në Durrës.

Policia njofton se kanë ndaluar shtetasin A. H., 19 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht shtetasin E. F. 31 vjeç.

Të dy personat janë me banim në Durrës dhe vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë, Specialistët e Qarkullimit Rrugor informojnë se arrestuan në flagrancë shtetasin B. Gj., 47 vjeç, banues në Manzë, pasi u konstatua në lagjen nr. 17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur.