Botës së futbollit i shtohet një tjetër skandal seksual. Hope Solo, ikona e futbollit femëror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njëkohësisht ish-portieria e skuadrës përfaqësuese, kampione e Botës në 2015-n dhe kampione olimpike në 2008 dhe 2012, ka akuzuar ish-presidentin e FIFA-s Sepp Blatter se në vitin 2013-të gjatë zhvillimit të cermonisë së Topit të Artë e ka ngacmuar seksualisht.
Sipas Hope Solo, përpara se të dy të shkonin drejt skenës, Blatter e ka ngacmuar seksualisht ish-portieren dhe ka dashur një përfitim ekstra nga ajo. Vetë Blatter i ka cilësuar si qesharake deklaratat e Hope Solo-s duke mohuar gjithçka.
Karriera e Hope Solo me përfaqësuesen amerikane të futbollit u ndërpre në Lojërat Olimpike të Rio De Janeiros, kur SHBA u eliminua nga Suedia dhe portierja nuk ngurroi të përkufizojë futbollistet suedeze si frikacake, për shkak të aplikimit të lojës mbrojtëse, një deklaratë që i kushtoi shtrenjtë asaj, pasi u përjashtua nga skuadra përfaqësuese tek e cila ajo nuk dëshiroi të kthehej më.





