Këshilli i Lartë i Drejtësisë pezulloi nga detyra gjyqtarin e Beratit Shyqyri Çobo, pasi ngacmoi seksualisht një 32-vjeçare e cila kishte nisur procedurat e divorcit me bashkëshortin e saj.
E friksuar për faktin se refuzimi i prerë nga ana e saj do të sillte si pasojë humbjen në procesin gjyqësor ku ishte palë, 32-vjeçarja kallëzoi gjyqtarin Çobo pas mesazheve të marra nga ai
Sipas prokurorisë, Çobo kishte kryer mbi 300 telefonata në drejtim të kallëzueses, si edhe një numër të lartë mesazhesh me tekst për një periudhë 3-mujore.





