Një 87-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur në rrugë.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja është trajtuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 6, të cilët kanë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme. I moshuari, i identifikuar si P. Sh., është proceduar në gjendje të lirë.
Hetimet për rastin janë ende në vijim, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat apo identitetin e të miturës për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.