28 nëntor 2015 – Një i ri shqiptar do të dëbohet në Shqipëri pasi u shpall fajtor për ngacmim seksual.

Besnik Ferizolli, 21 vjeç, u arrestua nga policia e transportit pasi ngacmoi një femër në një stacion treni në Londër. Sipas policisë, Ferizolli i ka kërkuar një 19-vjeçareje që të ulej pranë tij. Më pas ai e ka puthur atë dhe e ka përqafuar para se të hipnin në tren. Mandej, ai është ulur krah saj duke e puthur sërish në qafë. Gjatë udhëtimit, Ferizolli ka vazhduar ta ngacmojë vajzën deri sa ai ka zbritur nga treni. 

Hetuesit thonë se Ferizolli ka bërë që 19-vjeçarja të ndihet e frikësuar, e kërcënuar dhe në kushte jo të rehatshme.

/portali DurresLajm/