Policia e Shkodrës ka vënë në pranga punonjësin e policisë, Berhan Bajrakurti, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një minorene.

"Në Shkodër është arrestuar menjëherë punonjësi i policisë që është shfaqur në videon e publikuar në media", bën të ditur policia.

Në media qarkullon një video e shefit të Policisë së Malësisë së Madhe, i cili kryen veprime të turpshme. Ishte nëna e 15-vjeçares e cila ka denoncuar Bajrakurtin se i kishte ngacmuar vajzën e saj duke e marrë në telefon dhe duke i dërguar video intime.

Gruaja thekson se është kërcënuar nga vetë Berhan Bajrakurti, ndërsa në policinë e Shkodrës nuk kishin pranuar ta bënin denoncimin.