Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar lidhur me rastin skandaloz të shefit të Komisariatit në zonën e Malësisë së Madhe, Berhan Bajrakurtaj.

Në një postim në Facebook, Spahia shkruan se Bajrakurtaj ishte i prekur nga dekriminalizimi, por u rikthye sërish në detyrë nga persona me influencë brenda PS-së.

Sipas deputetit demokrat, polici i arrestuar ka qenë komisioner i Partisë Socialiste në zgjedhjet e qershorit të 2015.

POSTIMI I PLOTË

Rasti i Malesise se Madhe eshte rasti me flagrant se si funksionon sot shteti. Shefi i komisariatit Berhan Bajrakurtaj i larguar nga dekriminalizimi kthehet ne detyre nga personat me te rendesishem politik te Partise Socialiste te Malesise se madhe.

Sigurisht qe ish komisioneri i PS ne zgjedhjet e qershorit 2015 ishte i domosdoshem per mazhorancen e lidhur me krimin. Eshte e tmerrshme dhe thellesisht kriminale perpjekja e kupoles se policise se Malesise se Madhe dhe Policise se Shkodres per ta mbuluar kete ngjarje nepermjet kercenimeve te denoncuesve. Tashme eshte bindje e thelle qe ky eshte modeli dhe standarti i "rilindjes". Po aq kriminale heshtja e ministrit te brendshem! Turp HeshtjeKriminale.

Duhen zhdukur nje ore e me pare kjo bande e neveritshme kriminale.
16shkurttëLargojmeTeKeqen