Një 52-vjeçar është arrestuar në Këlcyrë, pasi dyshohet se nga ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare.

Polica bën me dije se në lidhje me këtë rast u procedua për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” shtetasi M. M., 34 vjeç, banues në Tepelenë.

Këlcyrë -Informacion

Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë ndaluan shtetasin A. K., 52 vjeç, banues në Këlcyrë, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 16 vjeçe.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u procedua për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” shtetasi M. M., 34 vjeç, banues në Tepelenë.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.