Një i ri përfundoi në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet se ngacmoi seksualisht një 25-vjeçare.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. M., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 25-vjeçare”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.





