Deputeti britanik Chris Pincher akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy kolegë të tij në Carlton Club.
Ligjvënësi 52-vjeçar tha pas akuzave se “kishte pirë shumë dhe turpëroi veten e të tjerët”.
“Ju kërkoj falje”, shkroi ai në letrën drejtuar kryeministrit Boris Johnson.
Mësohet se PIincher ngacmoi seksualisht një deputet dhe një tjetër anëtar të Parlamentit, thanë burimet për Sky News.
Në letrën drejtuar Johnson, shkroi: “Mbrëmë kam pirë shumë. Turpërova veten dhe të tjerët, kjo ishte gjëja e fundit që doja të bëja. Ju kërkoj falje ju dhe personave që kam cenuar. Ndaj gjëja e duhur në këto rrethana është të jap dorëheqjen. Ua kam borxh ju dhe njerëzve që kam mërzitur. Ju siguroj që do keni mbështetjen time të plotë dhe ju uroj më të mirat.”





